“Pallati i Ëndrrave” i Kadares botohet në serbisht

24 Gusht 2016 - 17:21      

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare tani mund të lexohet edhe nga serbisht-folësit.

Libri “Pallati i Ëndrrave” është botuar në gjuhën serbe nga Shtëpia Botuese “Samizdat”, shkruan B92.

“Pallati i Ëndrrave” është një kryevepër e Kadaresë, ku flitet për një institucion në Tabir Sarrail, që merret me mbledhjen, klasifikimin dhe interpretimin e ëndrrave në perandori, sistem i mbyllur i despotizmit oriental në kohën e Turqisë Osmane, si një version i ferrit të një shteti totalitar.

Kadare është përkthyer në 29 gjuhë të huaja nga shqipja.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...