Filmi “Ben-Hur” zhgënjen amerikanët në javën e tij të parë

24 Gusht 2016 - 10:19      

Uashington, 24 gusht – Riprodhimi i “Ben-Hur”, një realizim prej 100 milionë dollarësh nga studiot “Paramount”, zhgënjeu në fundjavën e tij të parë në Amerikën e Veriut dhe është në garë për t’u shndëruar në dështimin më të madh të kësaj vere.

Ky version ri ripunuar nga Timur Bekmambetov me efekte speciale, me aktorë si Jack Huston dhe Morgan Freeman, mezi ka regjistruar vetëm 11,2 milionë dollarë, sipas shifrave përfundimtare të publikuara të hënën nga kompania “Exhibitor Relations”.

Por nga ana tjetër publiku është shfaqur më pak i ashpër, ku 67 për qind e spektatorëve e kanë pëlqyer këtë realizim.

Një nga problemet e këtij filmi është krahasimi që i bëhet me versionin e vitit 1959, të drejtuar nga William Wyler me Charlton Heston në rolin kryesor. Në atë kohë ishte filmi më i shtrenjtë i realizuar ndonjëherë (pak më shumë se 15 milionë dollarë) dhe arriti të fitojë 11 Osakr, përfshirë filmin më të mirë, realizimin më të mirë dhe aktorin kryesor më të mirë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...