Orkestra “Royal Concertgebouw”, me turne për të ardhmen e Evropës

24 Gusht 2016 - 09:15      

Amsterdam, 24 gusht - Nëse secili komb evropian mund të shihet si instrument që ka kualitetet e veta dalluese në aspektin e tonit, atëherë do të mund të thuhej se Bashkimi Evropian është një simfoni e kombeve. Kjo së paku është ideja prapa një plani ambicioz që ka orkestra “Royal Concertgebouw Orchestra”, me seli në Amsterdam dhe një prej orkestrave më kyç në botë.

Sipas shkrimit të NYT, që e transmeton sot :”Koha Ditore”, orkestra do të performojë në secilin prej 28 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian – përfshirë edhe Britaninë e Madhe – gjatë dy sezoneve të ardhshme. Programi i titulluar “RCO Meets Europe” (RCO takon Evropën) do të nisë në secilin shtet me një vepër hapëse në bashkëpunim me orkestrat e reja të secilit vend.

“Është një festë e polifonisë në Evropë”, ka thënë Jan Raes, drejtor menaxhues i orkestrës “Royal Concertgebouw Orchestra”, duke iu referuar kombinimit të disa tingujve të pavarur apo zërave që orkestra performon në mënyrë të simuluar në një kompozim të veçantë muzikor.

Sipas tij kjo është një metaforë për të krijuar një tërësi harmonike duke bashkuar kulturat e ndryshme të Evropës në një kohë kur bashkimi është në rrezik prej shpërbërjes nga i ashtuquajturi “Brexit” dhe drejtime të tjera politike (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...