Foto: Ilustrim

Libra shqip në burgjet e Norvegjisë [video]

23 Gusht 2016 - 16:50      

Ka disa ditë që në internet është shfaqur një video-lajm që krahason kushtet e të burgosurve në burgjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ato në burgjet e Norvegjisë.

Por përtej lajmit që përcjellë kjo video, bie në sy që nga sekonda e 16-të deri në të 18-ën e kësaj video, teksa shfaqen pamje të një biblioteke në një burg norvegjez, vërehen libra edhe në gjuhën shqipe.

Në mesin e këtyre librave mund të shquhen edhe "Kujtimet" e Ismail Qemalit, si dhe këta tituj: "Stalini në oborrin e Carit të kuq" nga Simon Sebag Montefiore; "Ballkani" nga Mark Mazower; "Libri i fluturave" i Veton Surroit; "Nga sfida në sfidë" e Behgjet Pacollit; "Kronika e zogut kurdisës" nga Haruki Murakami; "Rrëfim për dashurinë dhe errësirën" nga Amos Oz etj, transmeton koha.net.

Fakti që në Norvegji, ka biblioteka burgjesh që kanë libra edhe në gjuhën shqipe, nuk ka të bëjë me nivelin e kriminalitetit të shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet skandinav, por me përkushtimin e autoriteteve norvegjeze që bibliotekat e burgjeve të tyre të kenë libra në të gjitha gjuhët e komuniteteve kombëtare që jetojnë në Norvegji.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...