Në Kërçovë u prezantua drama shqiptare me shfaqjen “Dashnori”

23 Gusht 2016 - 11:27      

Mbrëmë në Kërçovë në kornizat e manifestimit "Vala e ngrohtë kulturore 2016", e cila është financuar nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë, adhuruesit e artit teatror, siç transmeton KultPlus, kishin mundësi ta ndjekin shfaqjen teatrore "Dashnori" nga Harold Pinter në regji të Besfort Idrizit dhe në performancë të Teatrit Shqiptar nga Shkupi.

Kjo ishte një shfaqje e cila është shkruar në vitin 1962 në të cilën prezantohet kontrasti mes marrëdhënieve borgjeze familjare. Pinter e çon publikun të besojë se ekzistojnë tre personazhe nga drama: burri, gruaja dhe dashnori. Por, zbulohet se dashnori i cili vjen në orët e pasdites është vetë burri, i cili e luan rolin e dashnorit.

Shfaqja merret me dëshirën për arratisje nga realiteti dhe pamundësia ajo të bëhet në tjetër mënyrë përveç duke luajtur role tjera. Dashnori është shfaqje kamertale e fokusuar në lojën e aktorëve dhe gjendjen e aktorëve të cilët ai i interpreton.

Drejtori i dramës shqiptare nga Shkupi, Adem Karaga shprehu kënaqësi nga shfaqja për të cilën tha: se, është në kornizat e projektit për shfaqje verore ku kemi pasur shfaqje të suksesshme pas Shkupit edhe në Strugë dhe normalisht edhe mbrëmë në Kërçovë.
Shpresoj tha Karaga, se ai publik që ishte i pranishëm mbrëmë mbeti i kënaqur, dhe unë sinqerisht shpresoj se edhe në të ardhmen ne si teatër do të kemi edhe shfaqje tjera në Kërçovë.

Salla në Kërçovë edhe pse nuk ishte e mbushur deri në vendin e fundit megjithatë po ai publik, që ishte i pranishëm, aktorët Fisnik Zeqirin dhe Amernis Jovanovska Nokshiqin në fund të shfaqjes me kënaqësi të dukshme i shpërbleu me duartrokitje të gjatë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...