RROKP e MKRS përbashkët për menaxhim të Qendrës Historike të Prizrenit

23 Gusht 2016 - 09:54      

Sot, në Prishtinë Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren dhe Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport nënshkruan memorandum bashkëpunimi për Hartimin e Planit të Menaxhimit të Qendrës Historike të Prizrenit.

Plani i Menaxhimit të Qendrës Historike në Prizren është një domosdoshmëri që del edhe nga Ligji për Qendrën Historike dhe është një dokument që e përcakton organizimin dhe menaxhimin e qendrës historike, pas një procesi që parasheh një sërë aktivitetesh prej analizës së gjendjes dhe hulumtimeve të ndryshme, deri në punëtori, konsultime publike dhe instrumenteve tjera që e cytin pjesëmarrjen e grupeve të ndryshme të interesit dhe qytetarëve në planifikimin e kësaj zone.

Plani synon ta ofrojë një analizë të detajuar të gjendjes aktuale, që e përfshin shqyrtimin dhe konsolidimin e planeve ekzistuese relevante dhe njohurive ekzistente për Qendrën Historike, matjen e situatës socio-ekonomike dhe demografike, analizën e kornizës ligjore, skanimin e gjendjes fizike, si dhe hulumtimin e aspekteve tjera të rëndësisë, drejt zhvillimit të njësisë menaxhuese të zonës dhe hartimit të planit të veprimit që përfshin komponenta si konservimi, komunikimi vizuel, planet ekonomike dhe turistike, programe edukative dhe aspekte tjera strategjike që do të identifikohen përgjatë procesit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...