Dy titanët e letërsisë botërore kujtohen në 400-vjetorin e vdekjes edhe në Kosovë

23 Gusht 2016 - 09:25      

Prishtinë, 23 gusht – Viti 2016 shënon 400-vjetorin e vdekjes së dy titanëve të letërsisë botërore: William Shakespeare dhe Miguel de Cervantes. Dramat dhe romanet e tyre janë performuar e përkthyer në gati secilën gjuhë dhe në secilin kontinent.

Për ta shënuar këtë përvjetor, ngjarje, festivale, performanca dhe ekspozita të ndryshme kanë zënë vend në gjithë botën nga kompanitë e teatrove dhe komuniteteve artistike. Krejt kjo për të përkujtuar trashëgiminë që lanë pas të dy: njëri si dramaturgu më i mirë në gjuhën angleze dhe tjetri si romancieri më prominent spanjoll. Veprat e të dyve për katër shekuj me radhë kanë shërbyer si inspirim për shumë shkrimtarë e dijetarë, njëherësh edhe si pika referimi për studime.

Për të shënuar këtë 400-vjetor të rëndësishëm, botës i është bashkuar edhe Kosova.

Në kuadër të edicionit të 35-të të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, të hënën u mbajtën dy tryeza, në të cilat Muhamet Hamiti dhe Besim Rexhaj mbajtën ligjëratë për jetën dhe veprën e Shakespearit dhe më pas ministri i Kulturës, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, Kujtim Shala, bashkë me drejtorin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Fazli Gajraku, folën për veprën e Cervantesit.

Pas kësaj tryeze për dy titanët e letërsisë botërore, të hënën u bë edhe një promovim libri. Me program ishte e paraparë që të bëhej promovimi i librit më të ri të Enver Hoxhajt, “Ngritja e një shteti”, por ai kishte njoftuar organizatorët se ndodhej jashtë vendit. Në vend të tij u bë promovimi i librit “Il prigioniero politico di Francesco Antonio Santori” me autorë Oreste Parise dhe Gianni Belluscio (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...