Vepra e Aliçkajt, premierë në Vatikan në shenjtërimin e Nënës Terezë

22 Gusht 2016 - 21:03      

Vepra e kompozitorit të njohur kosovar, Kreshnik Aliçkaj, është njëra nga veprat Premierë që do të interpretohet me 3 shtator 2016 në Vatikan në shenjtërimin e Nënës Terezë.

“Kjo vepër është shkruar enkas për këtë ngjarje dhe është porositur nga dirigjenti i mirënjohur Bujar Llapaj i cili po ashtu do të dirigjojë këtë vepër. Vepra është e shkruar për soprano, lahutë, kor dhe orkestër simfonik. Ndihem shumë i nderuar që më kanë ftuar të jem pjesë e këtij koncerti, dhe që do jem në mesin e shumë artistëve dhe personaliteteve të njohura mbarë shqiptare”, tha Aliçkaj.

Vepra do të interpretohet nga Kori dhe Orkestra e Filarmonisë së Kosovës. Solistë do të jenë Elbenita Kajtazi, soprano dhe Sherif Kurti, lahutë, ndërsa teksti është shkruar nga Remzi Limani. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...