Çmimi në festivalin e Sarajevës hap dyert për “Looking for Venera”

22 Gusht 2016 - 10:12      

Prishtinë, 22 gusht – Projekti filmik “Looking for Venera” do të zhvillohet në kuadër të një prej programeve më të njohura të produksionit në Evropë, “European Audiovisual Entrepreneurs”.

Regjisorja kosovare, Norika Sefa, dhe producentja nga Shqipëria, Belina Jano, të shtunën mbrëma, kanë marrë çmimin “ MDM EAVE”, që ndahet nga “EAVE”, në kuadër të Festivalit të Filmit në Sarajevë. Ky film që ende është në përpunim të skenarit, do të bëhet pjesë e zhvillimit në kuadër të këtij trajnimi profesional për zhvillimin e projekteve dhe lidhjen e organizatave për producentët audiovizualë.

Duke punuar me partnerë të ndryshëm në mbarë botën, “EAVE” përfshin edhe programe për producentë në Evropë, Rusi, Amerikë Latine, botën Arabe, Azi dhe Afrikë.

Duke marrë parasysh se në cilën fazë gjendet projekti filmik, Sefa ka thënë se ky është çmimi më i mirë i cili do t’i hapë rrugën e duhur për hapat e mëtejmë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...