Botohet harta e dytë turistike e Prizrenit

22 Gusht 2016 - 09:31      

Prishtinë, 22 gusht- Pamja e qytetit, e shkrepur prej Kalasë, bashkë me një zambak në anën tjetër, janë imazh i ballinës. Mbi to është shkruar “Prizren – hartë e qytetit dhe e rrethinës”.

Botimi i dytë i hartës turistike të Prizrenit përfshin fotografi të objekteve të kultit e të dhëna për traditën e kulturën e qytetit. Gjeografi Ismail Gagica është autor i hartës së botuar nga shtëpia botuese “Orgis” dhe me të dhëna të përkthyera në anglisht nga albanologu Robert Elsie, shkruan sot Koha Ditore.

“Është një udhëzues shumë i mirë për qytetin e Prizrenit, sepse përfshin pikat më të rëndësishme për t’u vizituar”, thotë Gagica. Harta ka dy faqe. Në njërën janë pasqyruar hartat për orientim, ndërsa tjetra prezanton vlerat kulturore e turistike të Prizrenit dhe rrethinës (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...