Besa Llugiqi me “Lucia di Lammermoor” përmbyll festivalin bullgar

22 Gusht 2016 - 09:12      

Një kombinim i këngëtarëve të rinj me talent të madh performuan operën “Lucia di Lammermoor”. E dirigjuar nga një italian dhe me këngëtarë nga Argjentina e Kosova, mbrëmja u shndërrua në festë. Kësisoj është përshkruar nëpër medie bullgare shfaqja e operës së njohur të Gaetano Donizettit në mbrëmjen përmbyllëse të festivalit “Mozart Praves Festival”, në të cilën sopranoja kosovare, Besa Llugiqi, ka interpretuar rolin kryesor, shkruan sot Koha Ditore.

Festivali që sivjet ka nisur më 16 gusht, u përmbyll të shtunën mbrëma, me operën e famshme që u inskenua nën qiell të hapur në Pravets, qytet të cilin nga Sofja e ndajnë 60 kilometra. Kjo qe hera e dytë që Llugiqi doli para audiencës në Bullgari me rolin e personazhit të njohur të botës operistike, Lucia di Lammermoor. Në dhjetor të vitit të kaluar, ajo kishte interpretuar rolin sfidues të operës tragjike të kompozitorit italian, në teatrin e qytetit Stara-Zagora dhe ishte kthyer në shtëpi me kritika pozitive. E një gjë e tillë ka ndodhur për të dytën herë.

Festivali “Mozart Pravets Festival” sivjet ka mbajtur edicionin e vetë të 12-të. Shfaqja e “Lucia di Lammermoor” i ka dhënë “vulën” një edicioni të suksesshëm të festivalit bullgar që sivjet i është dedikuar 260-vjetorit të lindjes së Wolfgang Amadeus Mozartit. (gjerësisht, sot në Kohën Ditore).

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...