Nis xhirimet “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 3”, Kolgeci sërish në rol kryesor

22 Gusht 2016 - 09:11      

Një film që po e ndjek vazhdimësinë e bashkë me të edhe mesazhin e traditës dhe kulturës që sjell zona e bjeshkëve shqiptare.

I nisur një dekadë më parë filmi “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna”, me regji të Ekrem Kryeziut, së shpejti vjen me pjesën e tretë, pas episodit të dytë i cili u realizua tri vjet më parë.

Xhirimet për pjesën e tretë të këtij projekti kinematografik tashmë kanë nisur.

Ndonëse shumica e kastës së aktorëve ka ndryshuar, personazhi bosht i këtij filmi vazhdon të mbetet Diellza Kolgeci e cila në një intervistë për KultPlus foli për atë se çfarë e ka tërhequr që të jetë edhe më tutje pjesë e këtij projekti kinematografik.

“Filmi ‘Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna’, u bë film shumë i dashur për të gjithë shqiptarët por edhe për mua sepse si shumë e re në moshë, edhe pse nuk isha as studente e aktrimit, mu dha roli kryesor ku do të luaja përkrah aktorit të madh Faruk Begollit. Pata fat që ishte pjesë e filmit të regjisorit Kryeziu, e kështu duke u nisë nga nostaligjija, dashuria e besimi që kam për këtë film unë pranova të jem pjesë edhe e “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 3”, ka theksuar aktorja Kolgeci.

Xhirimet e filmi të tretë “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna”, kanë filluar të shtunën ndërsa shesh xhirimet përveç në Rugovë do të jenë edhe në Prishtinë, Tiranë, Itali e Zvicër. Në këtë pjesë vjen si prurje e re modelja Aurora Hoxha teksa Florian Agalliu rikonfirmohet në rol filmik.

Kolgeci shton se “Dashuria...”, do të sjellë shumë aksion e mister kësaj radhe. Ajo ka shtuar se skenari i filmit ishte mjaft sfidues për të sepse çdoherë roli i saj është edhe më i vështirë pasi që, zhvillohet me kohën dhe moshën.

“Xhirimet kanë filluar dje dhe kemi punuar 12 orë pa ndalë. Jam lodhë shumë sepse edhe koha në bjeshkë ishte sa me diell e pastaj edhe u ftoh shumë, por prapë se prapë kemi kaluar shumë mirë sepse në fund e arritëm atë që deshëm. Kjo ishte vetëm një pjesë e xhirimeve ndërsa të tjerat do të vazhdojnë në tetor”, pohoi ajo.

Në këtë intervistë Kolgeci ka folur edhe për projektet e tjera por ajo rithekson se vend të veçantë ka filmi “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna”, të cilin thotë se e ndjen dhe e lidh, që çdo herë ti thotë po pa pikë dyshimi.

“Isha në rolin kryesor të femrave në filmin “Zori”, i cili patë shumë shikueshmëri por unë nuk kisha mundësi të jem në premierë sepse në atë kohë isha pjesë e “Dancing with the stars”. Ishte një rol shumë i mirë dhe interesant, por “Dashuria e...”, është ai që unë e ndjejë më së shumti dhe nuk mund ti them jo asnjëherë”.

Kolgeci ka shtuar se aktrimi nuk është profesion i lehtë sidomos kur rolet kanë peshën e madhe të përgjegjësisë dhe nuk përkojnë me atë çfarë je në jetën reale. Ajo ka theksuar se nuk e ka profesion primar aktrimin dhe për këtë arsye nuk punon me çdo kënd por zgjedh atë që i konvenon dhe ndjen që e sfidon. Në këtë kuadër ajo përmend se shtysa kryesore për të qenë pjesë ë vazhdimësisë së këtij filmi është bagazhi i regjisorit Ekrem Kryeziut. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...