Pinjollja e Skënderbeut, mysafire speciale në Rahovec

21 Gusht 2016 - 15:40      

Çdo vjet, qyteti i vjetër i Rahovecit i cili njihet më shumë për kultivimin e rrushit dhe prodhimin e produkteve nga rrushi, organizon festën e vjeljes së rrushit në fillim të shtatorit.

Sikur vjet, edhe sivjet kjo festë quhet “HardhFest” dhe do të mbahet në Rahovec më 2, 3 dhe 4 shtator ku do të ketë mysafirë të ndryshëm dhe do të ketë shumë argëtim gjatë festës, raporton Koha.net.

Organizatorët e “HardhFest 2016”, ndër të tjera, njoftojnë përmes një postimi në Facebook, se mysafire speciale do të jetë pinjollja e heroit të kombit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Sophie Castriota.

Pjesëmarrjen e saj në HardhFest 2016 e konfirmoi vetë përmes një videoje, të cilën mund ta shihni më poshtë.

Sophie Castriota është brezi i 14-të i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu.

Ajo jeton në Brisbane të Australisë ndërsa studion në Queensland për Akademi të Muzikës, por përkohësisht ka ndërprerë studimet për të iu përkushtuar më shumë aktrimit dhe muzikës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...