21 Gusht 2016 - 12:39
Sipas bazës së të dhënave të Byrosë Federale të Burgjeve, producenti dhe menaxheri ka vdekur të premten, transmeton Koha.net. Ai ka vdekur në burg teksa vuante një dënim, por shkaku i vdekjes ende nuk dihet.
Pearlman është dënuar për mashtrim për drejtimin e skemës 230 milionë dollarëshe, “Ponzi”, përmes kompanisë së tij Trans Continental. Ai ka ikur në Indonezi, por është kapur nga autoritetet në vitin 2007 dhe u dënua me 25 vjet burg në vitin 2008.

Lou Pearlman ishte jashtëzakonisht i suksesshëm në vitet ’90-a, duke krijuar grupin e famshëm Backstreet Boys në Florida në vitin 1993. Pearlman ka krijuar edhe grupin tjetër të famshëm, NSYNC, si dhe ka bashkëpunuar edhe me O-Town, LFO dhe Innosence. Ai po ashtu ka bashkëpunuar shkurtimisht edhe me këngëtaren e njohur Britney Spears.
Muzicientët dhe fansat e tij kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta përmes rrjeteve sociale.
© KOHA

17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...