Muzikantët më të mëdhenj majtakë në histori

21 Gusht 2016 - 21:09      

Fatmirësisht, majtakët më nuk kanë nevojë të brengosen se mësimdhënësit do të provojnë t’ua lidhin dorën e majtë për karrige në mënyrë që ata të “përmirësojnë” sjelljen e keqe. Por ende ekzistojnë disa keqkuptime lidhur me këtë gjë- sidomos në fushën e muzikës.

Për hir të Ditës së Majtakëve që shënohet më 13 gusht, DW, transmeton “Koha Ditore”, ka qartësuar disa mite lidhur me këtë. Sa i përket asaj se a ka në botë vetëm majtakë dhe djathtistë statistikat janë mashtruese: majtakët përbëjnë 10 deri 12 për qind të popullsisë së përgjithshme botërore.

E megjithatë kjo shifër injorohet nga njerëzit manipulues. Psikologët më së shumti pajtohen se ekziston gjeni i atyre që shkruajnë apo bëjnë muzikë me dorë të djathtë dhe ata që nuk e kanë këtë gjen. Nëse dikush lind pa gjenin e dorës së djathtë, mund të trajnohet për të shkruar me dorën e djathtë gjatë jetës së tij.

Kjo gjë ndodh zakonisht dhe me detyrim: Ronald Reagan kishte lindur pa gjenin e dorës së djathtë, por ishte detyruar ta përdorte dorën e djathtë për të kryer funksionet. E a ka pasur ky ndërrim ndonjë impakt në trurin e tij nuk është hulumtuar ndonjëherë. Shumica e njerëzve që e quajnë veten majtakë mund të mos jenë tamam të tillë.

Për shembull: ata shkruajnë me dorën e majtë, por e përdorin miun e kompjuterit me dorën e tyre të djathtë. Përdorimi i të dyja duarve është gjë shumë e dobishme sidomos për muzikantët që janë instrumentistë harkorë. Gjatë interpretimit me violinë apo violonçel, me të dyja duart- të dyja hemisferat e trurit duhet të koordinohen në mënyrë të duhur.

Njerëzit që kanë të dyja shprehitë janë shumë më të mirë në këtë për shkak se hemisferat e tyre bashkëpunojnë më ngushtë me njëra-tjetrën. Për pianistët, të qenit në gjendje për të përdorur edhe dorën e majtë edhe të djathtën në mënyrë të barabartë, është po ashtu gjë e dobishme. Disa muzikantë madje bëhen të tillë nëpërmjet interpretimit të muzikës... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...