“The Shallows” për betejën e Blake Lively me peshkaqenin

21 Gusht 2016 - 19:07      

Shumë plehra të mira përfundojnë në oqean. Jaume Collet-Serra, filmbërësi spanjoll, qasja drithëruese e të cilit e bëri horronin “Orphan” diçka që duhet parë, ka sjellë një kryevepër me filmin “The Shallows”.

Pa asnjë masë të tepruar në skenar, vjen filmi i tij i ri. Për 87 minuta “The Shallows” sjell atë që premton: Blake Lively, në bikini lufton me një peshkaqen, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Nëse ende nuk e keni hapur faqen për të blerë menjëherë biletën, do të vazhdoj me komente.

Nancy (Lively), e incizuar në mjegullën e artë, ikën nga një resort meksikan në një “plazh sekret”. Bashkudhëtarët e saj kanë mbetur prapa, pasi që një natë përpara kishin pirë shumë tekila. Plazhi është i braktisur, por Nancy ka disa fotografi të vitit 1991 të nënës së saj, në të njëjtin vend.

“Plazhi i nënës?”, e pyet motra e vogël e Nancyt atë gjatë bisedës që bëjnë me “FaceTime”. Filmi sikur ka nevojë që të përmbushë rrëfimin me një histori në sfond në mënyrë që të konsiderohet si film legal.

Biseda e Nancyt me familjarët në shtëpi na lë të kuptojmë se ajo e ka braktisur shkollën e mjekësisë pasi që ndodhet para vështirësive që pasuan me vdekjen e nënës së saj.

Shtëpia e saj është në Galveston në Texas, që do të thotë se mund të jetë zemra e Amerikës po ashtu edhe si djall për sërf. Informacioni se ajo është për pak doktoreshë, jetësohet kur ajo shqyen kostumin e notit për ta shfrytëzuar si fashë dhe për ta ndalur gjakun ose kur përdor varësen e saj si mjet për qepje... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...