Filmat që i dhanë formë trashëgimisë së presidentëve

21 Gusht 2016 - 17:05      

Filmat kanë ndikuar në mënyrën sesi ne i kujtojmë presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej Linkolnit deri tek Kennedy.

A do të ndodhë njësoj edhe me dy filma për jetën e presidentit Obama që do të shfaqen nëpër kinema në muajt në vazhdim? Shumë filma presidencialë duket të përmbushin pritje të caktuara për t’u realizuar: figura presidenciale duhet të ketë karizmë dhe dinjitet.

“Hollywoodi dëshiron ndjenjën reale të vendimeve që janë marrë, fjalë të mëdha që janë folur”, thotë Iwan Morgan, profesor i studimeve të ShBA-së në “University College London”, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Në këtë aspekt aftësitë oratorike të presidentit Obama mund të jenë të shkëlqyeshme, por disa studiues mendojnë se prezantimi i tij në një film mund të paraqesë sfida të caktuara.

“Duhet të shohim nëse do të ketë ndonjë histori tjetër reale përveç asaj me racën”, thotë Toby Miller, profesori i njohur për media dhe kulturë në Universitetin e Kalifornisë.

“Është një histori me Clintonin dhe që lidhet me seksin, është një histori me Kennedyn dhe tragjedinë, është një histori me Nixonin dhe skandalin. Çfarë mund të jetë historia e Obamas përveçse ai është afrikano-amerikan?”.

Ka disa dakordime se dy mandatet e Obamas në Shtëpinë e Bardhë nuk janë karakterizuar me drama që të lënë me gojë hapur në mënyrë që një film për Obaman të mund të ndezë arkat filmike... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...