Përralla reale që u censurua në Izrael

21 Gusht 2016 - 15:03      

“The English Teacher” (Mësuesja e anglishtes) është një rrëfim për një njësit të shërbimit inteligjent “Mossad”, e shkruar nga një ish-oficer i inteligjencës në Izrael.

Nuk është autobiografi, por triler, që bazohet lirshëm në fakte, ose siç shkruan autori Yiftach Reicher Atir në shënimin e parathënies, “një rrëfim i vërtetë i jetës reale operative që është e tëra e sajuar dhe për misionet aktuale që nuk kanë ndodhur asnjëherë”.

Atir ofron një vështrim të jashtëzakonshëm mbi spiunazhin në Lindjen e Mesme. Ai alarmon lexuesit që “ndryshime dhe lëshime të shumta ishin improvizuar” nga censorët e qeverisë së tij, shkruan “Washington Post”, transmeton “Koha Ditore”. E duke qenë se shumica e asaj që përmban romani duket të jetë goxha zbuluese dhe shpeshherë është rrëqethëse, lexuesit mbeten duke pyetur se cilat ngjarje shokuese nuk janë përfshirë aty.

Gjithashtu, sa shumë ka dezinformata që Atir i ka vënë në libër, të cilat synojnë t’u pamundësojnë agjencive tjera të inteligjencës në Lindjen e Mesme për të kuptuar sesi vepron në të vërtetë agjencia e spiunazhit “Mossad”? Këto janë pyetje legjitime, intriguese që vetëm sa e shtojnë misteriozitetin e përgjithshëm të romanit dhe kënaqësive të shumta që ofron leximi i tij.

Libri nis me një moment befasues: Punonjësja Rachel Ravid – njëherë i përmendur si Rachel Goldschmitt, nganjëherë Rachel Brooks — është duke u përgatitur të zhduket. Ajo na shfaqet duke e mbyllur apartamentin e babait të saj të ndjerë dhe duke shijuar lirinë që vdekja e tij më në fund ia ka siguruar asaj... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...