20 Gusht 2016 - 11:17
Për shumëkënd ky koncept është sinonim i mizorisë së ndarjes dhe diskrepanca reale ndërmjet dy sistemeve politike të kohës, shkruan sot “Koha Ditore”. Por çfarë është në të vërtetë perdja e hekurt dhe çfarë nënkupton ajo.
Ky nocion – sipas historianëve – është përdorur për herë të parë në vitin 1930 nga Joseph Goebbels, ministër gjerman i Propagandës. Por është bërë popullor në një fjalim në Fultonit nga ishkryeministri britanik Sir Winston Churchill në mars të vitit 1946, i cili deklaroi se “nga Stetini në Baltik deri në Triestë në Adriatik është shtrirë mbi kontinent një perde e hekurt“.
Dhe kjo perde e hekurt ishte më shumë një vijë ndarëse ndërmjet Perëndimit kapitalist dhe Lindjes komuniste, pra një barrierë që bashkëjetoi me luftën e ftohtë. Ndërtimi i perdes së hekurt nga shtetet e Lindjes sigurisht që kishte logjikë, kuptohet, të mbrapshtë.
Për të parandaluar arratisjen e qytetarëve të vendeve të Lindjes drejt Perëndimit, Bashkimi Sovjetik dhe satelitët e saj lindorë ndërtuan perden e hekurt, e cila nga veriu me Norvegjinë deri në jug me Turqinë kishte shtrirje afër 7000 kilometra. Vetëm ndërmjet Austrisë dhe Çekosllovakisë ishte e gjatë hiç më pak se 453 kilometra.
Përpos telave me gjemba, digave të larta, mureve të gjata, kullave të larta të rojës deri në 500 metra, telave me elektricitet, qenve nuhatës, detektorëve, disa vende në zonat kufitare edhe u minuan duke u bërë kështu zona të vdekjes dhe tmerrit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...