14 këngë të përzgjedhura për festivalin Zambaku i Prizrenit

20 Gusht 2016 - 10:52      

Janë përzgjedhur kompozimet e këngëve konkurruese për edicionin e 28 të festivalit “Zambaku i Prizrenit”, transmeton Koha.net.

Pas përfundimit të fazës konkurruese për edicionin e 28 të Festivalit të këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit”, organizatori i Festivalit Studio Helix ka mbledhur jurinë në përbërje: Gjergj Kaçinari, Fikrim Emra, Menan Kiseri, Kastriot Marku dhe Salajdin Krasniqi (anëtarë i jurisë për vlerësimin e teksteve) e cila pas dëgjimit të këngëve konkurruese ka përzgjedhur 14 këngët që do të jenë pjesë e edicionit të 28 të këtij festivali.

Juria ka përzgjedhur kompozimet e këtyre kompozitorëve: Tomor Berisha, Arsim Kryeziu, Isa Jakupi, Edon Ramadani, Artan Bakija, Ylli Kalaja, Nexhat Macula, Hisein Kazaz, Irfan Blakqori, Veton Perolli, Memli Kelmendi, Zehni Beqiraj Ylli Ramzoti dhe Shefqet Hoxha (Sheki).

Drejtori i edicionit të 28 të festivalit “Zambaku I Prizrenit” Istref Krasniqi thotë se juria ka bërë përzgjedhjen e këngëve në bazë të rregullores së Kuvendit Komunal, që janë kriteret për këngë të zhanrit të muzikës së vjetër qytetare, pa e bërë asnjë lëshim në aspektin profesional.

Ai njofton se pas përzgjedhjes së këngëve edicioni i 28 është në fazën finale të përgatitjes dhe orkestrimi i këngëve shënon fazën para finale, ndërsa përgatitjet e orkestrës që do të paraqitet live do të fillojnë për pak ditë dhe deri ditën e mbajtjes së festivalit, që do të jetë një nga ditët e fundit të muajit, gusht çdo gjë do të jetë e gatshme.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...