20 Gusht 2016 - 08:35
Me këtë siguri edhe ulet në tavolinë studiuesja hungareze Zsofia Turoczy. Kësaj çështjeje i ka vënë pikë, shkruan sot “Koha Ditore”. Pas ligjëratave për mësimin e gjuhës shqipe në Seminarin Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, Turoczy porosit një kafe dhe nis të hartojë skemën e shqiptarëve që kishin lidhje me masonë dhe ka mundësi që t’u kenë takuar edhe vetë lozhave masonike.
Me një shqipe goxha të kthjellët, Turoczy që aktualisht punon në Institutin për Kulturën dhe Historinë e Evropës Lindore në Leipzig të Gjermanisë, në një bisedë për “Kohën Ditore” rrëfen se në kuadër të temës së saj të doktoraturës i ka rënë të shpalosë dokumente të ndryshme.
Temën “Rrjetet masone në Hungari dhe në Perandorinë Osmane” mendon ta përfundojë pas dy vitesh. E brenda këtij studimi gjejnë vend edhe shqiptarët.
“Kam gjetur shumë studime për masonët osmanë dhe hungarezë. Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Osmane”, thotë studiuesja që mban një vath në hundë.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...