Kryeziu dërgon në Prokurori shkeljet në Qendrën Kinematografike të Kosovës

19 Gusht 2016 - 23:52      

Luan Kryeziu, regjisor kosovar, ka numëruar në “Interaktiv” të KTV-së disa nga shkeljet që ka gjetur në Qendrën Kinematografike të Kosovës, të cilat i ka dorëzuar në Prokurori.

Filmi “Shok” nuk është film i Kosovës, ngaqë vetëm bashkëproducenti është nga Kosova dhe pjesa tjetër e ekipit, si regjisor, drejtor i fotografisë e të tjerët kanë qenë anglezë, transmeton Koha.net.

"Filmi ka qenë i shkurtër dhe nuk ka konkuruar në kategorinë A të filmave me metrazh të gjatë", ka thënë Kryeziu.

Kryeziu më pas ka treguar për gjetjet e tij, ku thotë se janë falsifikuar disa akte nënligjore të nënshkruara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Dyshime për falsifikim të akteve nënligjore, të cilat Këshilli Drejtues i ka aprovuar dy rregullore tjera, ndërsa ato që kanë shkuar ministrit janë rregullore tjera”, ka thënë Kryeziu, i cili thotë se është shkelur edhe neni 5 i Kushtetutës së Kosovës.

“Shkelet neni 5 Kushtetutë, e tek ajo që ka nxjerrë QKK është se se duhet të aplikohet me gjuhë angleze, kurse Kushtetuta ka gjuhën zyrtare shqipen dhe serben”, ka shtuar ai.

Luan Kryeziu ka përmendur edhe disa shkelje ku janë bërë blerje me çmime të larta dhe tërheqje të shumave të mëdha të parave nga banka.

“Ka blerje mbi 4 mijë euro ka blerë dy laptopë në SHBA, ndërsa duhet mbi 1 mijë euro të ketë kuotim. Rasti tjetër është se një punëtoreje me kontratë mbi vepër i janë mbuluar shpenzimet e udhëtimit jashtë shtetit, e sipas ligjit nuk guxon të udhëtojë jashtë shtetit e t’i mbulohen shpenzimet”, ka thënë Kryeziu.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...