Foto: Koha

Ministri i Kulturës, tri herë ka refuzuar të diskutojë për Raportin e Auditimit

19 Gusht 2016 - 11:11      

Prishtinë, 19 gusht - Ministri i Kulturës, i Rinisë dhe i Sportit, Kujtim Shala, nuk i është përgjigjur tri herë radhazi ftesës së Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e financave publike.

Në të tria rastet Shala ka refuzuar të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit ku ishte i ftuar për shqyrtimin e Raportit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dy herë mbledhja ka dështuar sherri i mungesës së ministrit, që po ashtu mban edhe postin e zëvendëskryeministrit. E të enjten përveç mungesës së Shalës, Komisioni nuk ka siguruar as kuorumin e duhur për të nisur mbledhjen.

Ministri i Kulturës, Kujtim Shala, është arsyetuar se herën e parë kur është ftuar ka pasur takim të konfirmuar dhe nuk ka mundur të marrë pjesë. Përderisa ftesës së dytë nuk i është përgjigjur, pasi që ka qenë jashtë Kosovës.

Sa i përket mundësisë që Raporti i Auditorit të diskutohet në Kuvendin e Kosovës, Shala ka thënë se kjo është çështje e Komisionit për mbikëqyrjen e financave publike... (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...