Foto: Koha

Mbështetja e projekteve kulturore në Preshevë e Medvegjë, vetëm në letër

19 Gusht 2016 - 10:15      

Prishtinë, 19 gusht - “Kosova nënshkruan dy marrëveshjet e para zyrtare me komunat e Preshevës dhe Bujanocit”, qe titulli i komunikatës së Ministrisë së Kulturës, nëpërmjet së cilës u dha lajmi se ky institucion do të ndihmojë dy komunat shqiptare që ndodhen në territorin e shtetit serb.

Për projekte kulturore, rinore e sportive ishin premtuar 400 mijë euro. E deri më tani nuk është financuar as edhe një projekt i tillë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Një delegacion i Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit, i kryesuar nga ministri Kujtim Shala, i cili është njëherësh edhe zëvendëskryeministër i Kosovës, kishte qëndruar në Preshevë e në Bujanoc, në ditën e tetë të janarit të këtij viti. Prej atje ishte thënë se ky është bashkëpunimi i parë zyrtar i bazuar në marrëveshje.

Vizita u proklamua me pompozitet dhe memorandumet mbajnë stemën e Republikës së Kosovës. Madje ministri Shala kishte vënë lule në vendin ku në janar të vitit 2013 Qeveria serbe kishte larguar lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së, që ishte vendosur në Preshevë. Por krejt marrëveshja ka mbetur në pikën zero. Këtë e ka konfirmuar vetë kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa... (sot, gjerësisht në “Kohën Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...