Një cirk politik në premierën e Blerta Nezirajt

19 Gusht 2016 - 09:33      

Shengyl Ismaili, Adrian Morina, Ernest Malazogu dhe Shpetim Selmani janë katër aktorët që përmes lojës së tyre të dirigjuar nga regjisorja Blerta Neziraj, do të sjellin projektin teatror me një titull të veçantë dhe të gjatë “Një shfaqje teatri me 4 aktorë me disa derra me disa lopë me disa kuaj me një kryeministër me një milka e me disa inspektorë vendës e ndërkombëtarë”.

Teksti i kësaj shfaqje është shkruar nga një cinik kosovar.

“Bëhet fjalë për një komedi politike. Por shfaqja nuk do ta thumboj politiken. Politika do ta thumboj shfaqjen. Do të jetë një shfaqje që nuk i duron kritikat, prandaj presim që do të kemi vetëm komente e kritika superlative. Për arsyen e vetme, sepse, përpos katër aktorëve e dy muzicientëve, në shfaqje është angazhuar edhe një gjirafë, të cilën e kemi huazuar nga kopshti zoologjik i Shkupit. Do të jetë atraksion për publikun në Prishtinë. Vetëm, na duhet ta gjejmë një hapësirë që ka lartësi, sepse gjirafa që kemi ne në dispozicion, ka qafë goxha të gjatë”, tha ciniku kosovar (autori i tekstit) Jeton Neziraj për KultPlus.

Premiera e kësaj shfaqjeje do të jepet me 26 shtator në Prishtinë, ndërsa repriza më 27 shtator në Tiranë. Jeton Neziraj tregoi për KultPlus, se më pas shfaqja planifikohet të jepet edhe në Beograd e Zagreb.

“një shfaqje teatri me 4 aktorë me disa derra me disa lopë me disa kuaj me një kryeministër me një milka e me disa inspektorë vendës e ndërkombëtarë”, vjen me tekst të Jeton Nezirajt, regji të Blerta Nezirajt, kompozitor do të jetë Gabriele Marangoni, koreografe Adrienne Hart, skenografe Petra Veber, kostumografe është Vesa Kraja, dizajni i dritave Radomir Stamenkovic, ass. regjisore, Enkeleda Simitxhiu Avdiu, menagjere e skenës Lendita Idrizi, dritat Mursel Bekteshi dhe toni Denis Berisha.

Projekti është i mbështetur nga “The Olof Palme International Center”, “Culture for All”, Ministria e Kulturës dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...