179 vjetori i fotografisë së parë

19 Gusht 2016 - 08:10      

Data 19 gusht është kthyer në Ditën Botërore të Fotografisë. Zgjedhja e kësaj date, nuk është rastësore, ajo është zgjedhur, pasi përkon me lindjen e Dagherrotipit, procesi i parë i zhvillimit të një fotografie, zbuluar nga francezët Joseph NicEphore Nipce e Louis Daguerre në vitin 1837.

Fotografia është e pranishme kudo dhe në çdo moment, por ndodh shpesh që nuk arrijmë të kuptojmë fuqinë dhe rëndësinë e imazheve që fotografojmë çdo ditë.

Fotografia është një zbulim, i cili na ka bërë të ndryshojmë totalisht këndvështrimin e të parit të gjithçkaje që na rrethon. Nëpërmjet saj, mund të vizitojmë vende të largëta, pa lëvizur nga shtëpia, të ndajmë dhe të rijetojmë emocione dhe momente të rëndësishme edhe në distancë.

Shumë kohë më parë, e gjithë kjo nuk ishte e mundur, shpjegon fotogfrafi australian Korse Ara. Në vitin 2010-të, Ara ka ndërmarrë një iniciativë dhe ka krijuar një faqe interneti, dedikuar të gjithë atyre që dëshirojnë të postojnë kontributin e tyre në këtë arkiv të përbërë nga imazhet dhe kujtimet.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...