Artisti i veçantë i anijeve në Vlorë

18 Gusht 2016 - 18:26      

Ky është Ladi marangozi. Ka një dhomë të vogël, buzë rrugës gjithë pluhur, që të çon në Zvërnec të Vlorës.

Mezi ta kap syri, ofiçinën e tij, por po ta kapi nuk të ikin sytë prej punëve të tij. Tani është duke mbaruar një anije në dru. E ka porosi për në Itali. Punon vetëm me porosi. Dhe porosi ka plot.

Kush e njeh, nuk ikën nga Vlora pa një anije a varkë druri prej tij. Një anije e madhe si kjo që ka në dorë, kushton 20 mijë lekë të reja.

“Lodhem shumë dhe e di që puna e dorës ka vlerë të madhe, se nuk është punë, por art. Unë këto çmime mbaj. Kohë të këqija për artin. Nuk kanë lekë njerëzit”, ka thwnw ai për dritare.net.

Ladi e nisi punën si marangoz që 14 vjeç. Punoi për kohë të gjatë te “Perlat Rexhepi” në Vlorë. Pastaj në port. Në 2010 e hoqën nga puna.

“Po mallin për detin nuk ta heq dot njëri. Tani që nuk jam dot në det me anije, i bëj anijet në tokë”, ka përfunduar ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...