18 Gusht 2016 - 12:07
Haxhimustafa i ka falënderuar përfaqësuesit e UNDP-së për interesimin e tyre për investime në “Ngritjen e besimit nëpërmjet mbrojtjes kulturore në Kosovë”, duke thënë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë për zbatimin e këtij projekti, i cili është i një rëndësie të veçantë për trashëgiminë kulturore në Komunën e Rahovecit. Menaxherja e projektit “Ngritja e besimit nëpërmjet mbrojtjes kulturore në Kosovë”, Nilgun Arif, ka deklaruar se projekti ka të bëjë me rekonstruimin e objekteve të vjetra të trashëgimisë kulturore në Komunën e Rahovecit. Ajo ka theksuar se për realizimin e këtij projekti Komuna e Rahovecit duhet ta propozojë një listë me objekte, të cilat kanë nevojë të rekonstruohen.
“Në kuadër të listës duhet të jepet arsyetimi, shuma dhe vendi i shfrytëzueshmërisë, pasi mjetet janë të kufizuara”, ka thënë ajo.
Vlera e përgjithshme, e cila do të investohet në rekonstruimin e objekteve të trashëgimisë kulturore nëpërmjet projektit “Ngritja e besimit nëpërmjet mbrojtjes kulturore në Kosovë”, është rreth 200 mijë euro.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...