Njohja me ushqimet ilire, risi në Etno Fest 6

18 Gusht 2016 - 11:27      

Cili ishte ushqimi që preferonin Ilirët dhe si e gatuanin ushqimin parardhësit tanë. Këtyre pyetjeve mëton t’i jap përgjigje edicioni i 6-të i festivalit tradicional, Etno Fest, që do të mbahet prej 7- 11 shtator në fshatin Kukaj.

Organizatori Fadil Hysaj në prag të fillimit të këtij festivali ka shpalosur këtë detaj nga përmbajtja e programit që është risi dhe e veçantë e edicionit të sivjetmë, transmeton KultPlus Ai ka shtuar se programi do të përfshijë prezantimin e kulinarisë (artit të gatimit) antike.

“Risi është se kemi një program të veçantë të kulinarisë shqiptare, me pak program special të kulinarisë ilire. Është hera e parë që njerëzit do të shijojnë se si janë përgatitur ushqimet në kohën e Ilirisë në të gjitha zonat dhe fiset ilire”

Prezantimin e kulinarisë antike do ta bëjë njohësi i mirë i artit kulinar nga Shqipëria, Ahmer Dorsun. Qëllimi i këtij demonstrimi është që të kultivohen këto njohuri kulinare të trashëguara ndër shekuj.

Kulinaria ilire veçanërisht ajo e qytetit të Beratit kishte tërhequr vëmendjen e Ahmet Dursun, i cili, pas disa vitesh punë kërkimore ka përgatitur edhe dokumentarin e cili tregon pjesë nga tradita e të ushqyerit të ilirëve.
”Kemi një trashëgimi shumë të lakmueshme dhe nuk kemi përse të mendojmë se çfarë ka hyrë në Shqipëri është e të tjerëve. Madje në këtë sipërfaqe kaq të ngushtë sa kemi, mendoj se është një pasuri jashtëzakonisht e madhe. Mendoj se ashtu sikurse shumë pasuri që kanë ikur nga Shqipëria, duhet të përpunohen dhe të futen në tregun shqiptar dhe pse jo edhe në tregun matanë Shqipërisë” kishte thënë Ahmet Dursun me rastin e prezantimit të dokumentarit.

Dursun ka paralajmëruar se do të hulumtojë edhe traditat e kulinarisë së Gjirokastrës, Butrintit dhe Vushtrrisë në Kosovë.

Etno Fest ka publikuar edhe shenjën e re identifikuese të festivalit si dhe posterin për edicionin e sivjetmë.

Festivali i Arteve dhe kulturës tradicionale Etno Fest është themeluar me qëllim të ruajtjes dhe kultivimit të vlerave të mirëfillta të artit dhe të kulturës tradicionale shqiptare por edhe ato moderne që lidhen me traditën. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...