Elbenita Kajtazi ndan skenën me Plácido Domingon në operën “Thais”

18 Gusht 2016 - 10:59      

Prishtinë, 18 gusht- Në një sallë operistike në Austri, para dy mijë adhuruesve të muzikës klasike, sopranoja kosovare, Elbenita Kajtazi, e bëri realitet një ëndërr të kamotshme. Solistja e shtëpisë së njohur operistike gjermane “Deutsche Oper Berlin” të martën mbrëma ndau skenën me një prej këngëtarëve më me nam të muzikës lirike në botë, Plácido Domingo.

Kajtazi qe pjesë e kastës së operës “Thais” me rolin e Crobile, që është njëra nga tri shoqërueset e heroinës kryesore të kësaj vepre operistike të kompozuar nga kompozitori francez Jule Massanet. Opera u dha në skenën e “Großes Festspielhaus”, në kuadër të festivalit të njohur operistik “Salzburger Festspiele”. Kajtazi është njëra prej 12 pjesëmarrësve që janë pjesë e programit “Young Singers Project” e që mbahet në kuadër të këtij festivali.

Për “Kohën Ditore” ajo ka ndarë emocionet e saj dhe përshtypjet nga mbrëmja operistike të cilën do ta mbajë mend gjatë.

“Të jesh në skenë, të ndash emocionet me një këngëtar të përmasave të tilla siç është Plácido Domingo, karriera botërore e të cilit vazhdon pareshtur prej viteve ’60 të shekullit të kaluar, është jo vetëm privilegj i madh, por mbi të gjitha përgjegjësi e madhe që patjetër shoqërohet me kënaqësi të veçantë artistike”, ka thënë Elbenita Kajtazi (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...