18 Gusht 2016 - 10:18
Një monolog bashkë me pyetjet se përse dëshirojnë të jenë pjesë të ansamblit të TKK-së u janë kërkuar secilit nga kandidatët që ka dalë para komisionit në përbërje të regjisorit Kushtrim Koliqi, aktores Ilire Vinca, aktorit Shkelzen Veseli, kompozitorit Trimor Dhomi dhe Agon Myftarit, i cili kryeson komisionin si udhëheqës artistik i institucionit më të lartë teatror në vend.
Aktorja Aurita Agushi ka thënë se ka kaluar shumë mirë gjatë audicionit. “Janë kolegë, me të cilët kemi punuar bashkë dhe e njohim punën e njëri-tjetrit. Absolutisht gjithçka ishte korrekte. Komisioni kërkoi nga unë atë që e kërkon nga të gjithë kandidatët”, ka thënë Agushi. Një ditë para se të niste audicioni, i cili do të vazhdojë edhe sot (e enjte), u publikua një listë me emrat e aktorëve që pretendohet se tashmë janë pranuar. Përpiluesi i listës që ka qarkulluar nëpër rrjete dhe medie social është anonim.
Në atë listë figuron edhe Agushi.
Aktorja Edona Reshitaj ka thënë se përveç pyetjeve të zakonshme, komisionit i ka interesuar për rolet të cilat ajo mendon se do të mund t’i luante.
Shengyl Ismajli ka thënë se tash e 18 vjet e ushtron këtë profesion, por asnjëherë nuk është ndier më me përgjegjësi sesa para komisionit për aktorët rezidentë.
Pjesë e asaj liste është edhe aktori Bujar Ahmeti. Por ai nuk ka dashur ta komentoj këtë rast. Ahmeti ka thënë se përgjegjësia është edhe më e madhe kur merret parasysh fakti që ka marrë pjesë në audicion para kolegëve dhe profesorëve të tij.
Brahim Basha, Shota Baraliu dhe Avni Abazi nuk janë paraqitur në audicion të mërkurën. Përderisa gjatë ditës 27 kandidatë i janë nënshkruar audicionit, 26 të tjerë do të kalojnë nëpër këtë sot (e enjte).
Udhëheqësi artistik i TKK-së, Agon Myftari, ka thënë se deri tash procesi ka shkuar mirë.
Aktualisht institucioni më i lartë teatror në vend ka 23 aktorë rezidentë. Pas pranimit të aktorëve të rinj, TKK-ja do të ketë gjithsej 27 sish (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...