17 Gusht 2016 - 19:27
Madje, Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar i ka kërkuar Këshillit Drejtues të TKK-së që të shtyjë procesin, duke anuluar vendimin për emërimin e komisionit përzgjedhës, i cili është në përbërje të: Agon Myftarit-udhëheqës artistik në Teatër, Kushtrim Koliqi-regjisor, Ilire Vinca-aktore, Shkëlzen Veseli, aktor dhe Trimor Dhomi, kompozitor. Ankesa nuk u mor parasysh. Ndërsa, aktori Avni Abazi, vetëm një ditë para audicionit, është tërhequr nga gara tërësisht.
Ai, nëpërmjet një letre publike, i ka kërkuar ndihmë ambasadorit të Britanisë së Madhe, Ruairi O'Connell, që të ndërhyjë edhe në Teatër, ku bordi, sipas tij, është i politizuar.
Në anën tjetër, Jeton Neziraj, kryetar i Këshillit Drejtues në TKK, thotë të mos i kenë marrë seriozisht këto ankesa, pasi siç i quan ai, janë jokredibile.
Emri i aktores Aurita Agushi është lakuar si personi që tashmë është pranuar. Por, ajo mohon se ka njohuri për këtë. Por, jo gjithçka do të mbetet me kaq, anëtarët e shoqatës i janë drejtuar ministrisë me një ankesë, ku i kanë përfshirë të gjitha parregullsitë, që sipas tyre, janë duke ndodhur. Gjithsej 56 aktorë kanë konkurruar për vetëm 4 vende në Teatër.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...