Kritikët: Komedia holivudiane për Diverolin, më e mirë se “Hangover”

17 Gusht 2016 - 12:21      

Shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec, në 15 mars të vitit 2008, la pas vetes 26 viktima dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.

E gjithë kjo ngjarje tashmë është kthyer në film holivudian, i cili do të nis të shfaqet në kinematë botërore të premten, 19 gusht të këtij viti.

Filmi “War Dogs” (Qentë e Luftës), me protagonist tregtarët amerikanë të armëve, Efraim Diveroli dhe David Packouz, është i bazuar në një ngjarje të vërtetë e cila është shkruar nga Guy Lawson dhe është publikuar më pas në librin “Armë dhe Shokë”.

Kjo histori flet për dy trafikantët e armëve Packouz dhe Diveroli që morën një kontratë me vlerë 300 milionë dollarë për furnizimin me armë të trupave amerikane në Afganistan.

Efraim Diveroli u dënua me 4 vite burg për mashtrim, pasi me skemën e tij spekulative vuri në lojë Departamentin Amerikan të Shtetit dhe qeveritë e disa shteteve, përfshi dhe Shqipërinë.

Kontrata me kompaninë e Diverolit “Aey” hodhi dritë mbi një seri aferash korruptuese në Shqipëri, ku u përfshinë zyrtarët më të lartë të shtetit. Diveroli u arrestua në 2008-ën nga autoritetet amerikane për trafik armësh.

Por, vlerësimet që i janë bërë këtij filmi nga kritikët, del se do të jetë filmi më i mirë i regjisorit Todd Phillips që nga franshiza “The Hangover”, e madje sipas “Hollywood Reporter”, ky film do të jetë vazhdim i “The Hangover”.

Filmi i përket zhanrit “komedi, dramë, luftë”.

Rolet kryesore i luajnë Miles Teller dhe Jonah Hill që paraqiten si miq të fëmijërisë e që shndërrohen në tregtarë ndërkombëtarë të armëve.

“Si zhvillohet ngjarja në film, del se Iraku është parajsë në krahasim me Shqipërinë, ku përkujtimet e komunizmit u shfaqen para syve dy të rinjve posa arrijnë në Shqipëri”, shkruan mes tjerash “Hollywood Reporter”.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...