Nga 29 gushti deri më 2 shtator Tirana bëhet kryeqytet teatror i Ballkanit

17 Gusht 2016 - 11:55      

Nga Shkupi, shembull, vjen Teatri Fabrika, një teatër i pavarur që punon në kryeqytetin e Maqedonisë.

Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës nga data 29 gusht deri me 2 shtator të këtij viti në kryeqytet do të mbahet “Balkan Teater Tirana Fest”. Në këtë eveniment do të marrin pjesë Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia, Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Rumania dhe Greqia.

Në një festë të përbashkët të teatrit ballkanik Tirana do të mirëpresë vendet e rajonit të cilat për disa ditë do të manifestojnë artin e tyre. Ky organizim nuk do të kufizohet vetëm tek shfaqjet teatrore, kulinaria dhe muzika do të jenë pjesë e festës.

Nga Shkupi, shembull, vjen Teatri Fabrika, një teatër i pavarur që punon në kryeqytetin e Maqedonisë. Është themeluar nga një grup artistësh të cilët janë përpjekur që të sjellin një vizion të ri teatror jo vetëm në Maqedoni, por edhe në regjion ku ky teatër po e gjen hapësirën e vetë. Motoja e këtyre artistëve, që nga fillimi ishte që të iniciohet, krijohet, të punohet dhe të jetësohet një teatër ai i vërteti.

Në vizionin e tyre, artistët e këtij teatri të pavarur e kanë ushqyer idenë mbi domosdoshmërinë e ekzistimit të skenës së pavarur teatrore, e cila është parë si mundësi për shqyrtimin dhe formësimin e vlerave të reja teatrore dhe estetikave të reja skenike. , por edhe krijimin e një mundësie për qasje eksperimentale në skenën teatrore dhe avancimin e kapaciteteve profesionale për shumë artistë teatror në vend dhe jashtë tij.

Shfaqja "Për të vërtetën" po ashtu do të jetë pjesë e këtij festivali, kjo nga Podujeva, shkruan KultPlus.

Gjatë shqyrtimit të jetës në një pension pleqsh Gjoni dhe Kristina mundohen ta ri gjejnë veten atje ku kanë munguar. Në dashuri. Në betejë me kohen mundohen ta kapin fijen e këputur të dashurisë. Kristina e ka përcjell Gjonin i cili është aktor me profesion, në secilën shfaqje, e ka admiruar aq më tepër e ka dashur. Duke kërkuar veten tek Gjoni krijon situata dramatike të cilat i ndjejmë por nuk i shohim. Marrëdhënia e tyre krijon dilemën a duhen Gjoni e Kristina me të vërtetë apo vetëm duan t`i japin një dimension tjetër dashurisë, duke e endur në kohë psikologjike sepse koha reale ka ikur tashmë. Kjo dilemë i jep tension dramatik pritjes me plotë dyshime për të nesërmen, ngase në të djeshmen e Gjonit është Andronika e cila vije si fiksion për të krijuar trekëndëshin e grua – burrë – grua i cili shkon përtej reales, por zbërthen një natyrë njerëzore e cila është e pashtershme… 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...