17 Gusht 2016 - 10:21
Juria, e cila do t’i vlerësojë filmat e metrazhit të gjatë artistik, debutant dhe bashkëprodhimin minor përbëhet nga akademik Eqrem Basha, Zymber Kelmendi, skenarist, Visar Morina, regjisor, Alban Ukaj, aktor, Artur Tahiraj, regjisor, ndërsa anëtarët ndërkombëtarë në këtë përbërje janë Elma Tataragic, skenariste dhe programere e Festivalit të filmit të Sarajevës, dhe producenti i njohur slloven, Danijel Hoçevar.
Pjesë të jurisë, e cila do t’i vlerësojë projektet e filmit të shkurt artistik, filmit dokumentar, të animuar dhe zhvillim skenari janë Agron Vula, montazher, Arben Bajraktaraj, aktor, Ramadan Musliu, shkrimtar, Kaltrina Krasniqi, regjisore, Bujar Luma, regjisor, Imer Mushkolaj publicist-aktor, dhe Arzana Kraja, regjisore.
Të dy përbërjet e jurisë do t’i vlerësojnë rreth 70 projekte filmike, kurse vendimi pritet të merret në fund të muajit shtator.
Qeveria e Kosovës sivjet ka rritur buxhetin e QKK-së në nj milion euro, nga 750 mijë - sa ishte në fillim të vitit. Kjo ndodhi pas suksesit që filmat e QKK-së sollën në arenën ndërkombëtare, e veçanërisht nominimi i filmit “Shok” për OSCAR.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...