17 Gusht 2016 - 09:20
Shkak i ardhjes së tij u bë edicioni i shtatë i festivalit ndërkombëtar të filmit të animuar, “Anibar”, i cili mbahet në qytetin e Pejës. Marin Vila shfrytëzoi rastin të flasë më shumë për eksperiencën e tij si producent në Spanjë dhe po ashtu foli për industrinë e animacionit në vendin e tij.
Ai është producent i shumë filmave në vendin e tij, dhe në mesin e tyre “Wrinkles”, që bazohet në një prej stripave me të njëjtin titull nga Paco Rocas.
Dita e dytë e festivalit vazhdoi edhe me shfaqjen e filmave të animuar ‘’Anomalisa’’, “One upon three times”, “Deep in moss”, “Kreatury”, “Colibri”, “I am not a mouse” dhe të tjerë.
Ky është viti i dytë që festivali i vetëm i filmit të animuar në Kosovë, bashkë me programin sjell edhe një temë të caktuar. Këtë vit është ngrohja globale (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...