16 Gusht 2016 - 20:14
I bazuar në librin komik me të njëjtin emër, filmi i regjisorit David Ayer në rolin e protagonistëve i sjell aktorët yje të Hollywoodit: Will Smith, Margot Robbie, Jared Leto, Jai Courtney dhe Cara Delevigne. Ata portretizojnë një grup kriminelësh me aftësi të jashtëzakonshme, të cilëve qeveria u kërkon ndihmën për ta mposhtur një kriminel të rrezikshëm dhe kështu ata përfundojnë duke e luajtur rolin e heronjve.
Pas tij, në pozitën e dytë, debutoi filmi i ri i animuar i aktorit Seth Rogen, 'Sausage Party', me gjithsej 33.6 milionë dollarë të arkëtuara nga shitja e biletave nëpër kinematë e Amerikës dhe Kanadasë.
Ky projekt e shtjellon jetën e pemëve dhe perimeve, pasi blihen nga njerëzit dhe dërgohen në shtëpi, pa e ditur se do të hahen nga ta. Filmi nuk është i realizuar për t’u parë nga fëmijët. Kjo, pasi përmban skena të frikshme, por edhe një fjalor të rëndë. E ndër aktorët që i kanë huazuar zërat për këto personazhe janë: Seth Rogen, Salma Hayek, James Franko, Jonah Hill, Bill Hader, Paul Rudd etj.
Në vendin e tretë e gjejmë një tjetër film me animacione të përfshira në të, 'Pete's Dragon', i cili nga e premtja deri të dielën i arkëtoi gjithsej 21.5 milionë dollarë. Filmi është ripërpunim i projektit të vitit 1977 me të njëjtin emër, por në vend se të përfshijë dragonj të animuar të formatit 2dimensional, versioni i ri i tij përfshin krijesa pothuajse reale të realizuara me teknikën CGI.
Historia e filmit origjinal poashtu ka ndryshuar. Këtë herë, Pete, i personifikuar në film nga aktori Oakes Fegley, është një jetim që pas një aksidenti me veturë vazhdon të jetojë në një pyll në shoqërinë e Elliot-it, dragoi miqësor që e shpëton atë nga rreziqet. Sidoqoftë, kur Pete zbulohet që po jeton në pyll, nga disa vendas që jetojnë në afërsi, ekzistenca e tij dhe e mikut të tij dragua rrezikohet dhe derisa disa banorë të këtij fshati provojnë t’i vrasin ata, disa të tjerë mundohen t’i mbrojnë.
Vazhdimi i fundit në serinë e filmave "Jason Bourne" arriti të pozicionohet në vendin e katërt, duke i fituar edhe 13.6 milionë dollarë ekstra, të cilat do t’i shtohen shumës totale të arkëtuar brenda tri javëve të shfaqjes. Në film luajnë aktorët Alicia Vikander, Tommy Lee Jones dhe Matt Damon, i cili edhe një herë rikthehet në rolin e ish-agjentit të CIA-s, që detyrohet të largohet nga vendi ku është fshehur për t’i luftuar të këqijtë. Ky projekt pritet të arkëtojë edhe shumë të holla në javët në vazhdim.
E top pesëshja këtë javë plotësohet me komedinë "Bad Moms", në të cilën luajnë aktoret, Mila Kunis, Kristen Bell dhe Kathryn Hahn, në rolin e tri nënave tejet të stresuara, që provojnë ta lirojnë veten nga obligimet e përditshme. Filmi nga shitja e biletave i fitoi edhe 11.5 milionë dollarë ekstra. Ky konsiderohet një sukses i mirë për këtë projekt, i cili i ka kaluar 3 javë në top pesëshen e kësaj liste.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...