Foto: Koha

“DokuFesti” me rreth 25 mijë vizitorë në edicionin jubilar

16 Gusht 2016 - 09:57      

Prishtinë, 16 gusht – Për nëntë ditë me radhë, rreth 25 mijë veta u bënë pjesë e një prej festivaleve më të mëdha të filmit në rajon.

Policia e Kosovës, po ashtu edhe organizatorët e festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFesft”, të hënën e kanë konfirmuar shifrën e pjesëmarrjes së vizitorëve në edicionin e sivjetmë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sikur tradicionalisht, edhe në edicionin e 15-të të “DokuFestit”, që u mbajt midis datave 5 e 13 gusht në Prizren, u tubuan kineastë e adhurues filmi nga vende të ndryshme të botës.

Programi ishte i mbushur me aktivitete të shumta, u shfaqën 238 filma, dhe u mbajtën panele diskutimi e mbrëmje muzikore. Të gjitha këto u shtjelluan përreth temës së festivalit që ishte “Korrupsioni”. Shifrat tregojnë për një rënie të vizitorëve në krahasim me vitin e kaluar, kur ishin rreth 30 mijë veta. Kjo për shkak të motit me shi që në ditët e para të festivalit i detyroi organizatorët që filmat e kinemave të hapura t’i shfaqin në ato të mbyllura, e që kanë kapacitet më të vogël.

“Në edicionin e 15-të të festivalit të filmit të shkurtër dhe dokumentar ‘DokuFest’ kanë marrë pjesë prej 15 mijë deri në 25 mijë mysafirë, mes të cilëve edhe ambasadorë të vendeve të ndryshme të akredituara në Kosovë”, shkruhet në komunikatën e Policisë së Kosovës... (sot, gjerësisht në “Kohën Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...