
16 Gusht 2016 - 09:11
Edicioni i dytë i këtij festivali zyrtarisht të dielën vjen me format të ri. Për dallim nga viti i kaluar që kishte ekipet garuese, kësaj radhe festivali sjell vetëm punëtori, shkruan sot “Koha Ditore”.
Artistët siç është Manuel di Rita, i njohur si Peeta, nga Italia dhe Milivoj Kostiqi nga Serbia janë ndër pjesëmarrësit në këtë edicion. Peeta është duke realizuar muralin në stilin e tij të veçantë duke gërshetuar disa fryma të artit në një vend, ndërsa Kostiqi po realizon “3D chalk art”, po ashtu në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Brenda sheshit gjatë ditës së hënë artistë të rinj janë bërë bashkë për të mbajtur punëtori me organizatorët, për të mësuar më shumë rreth grafiteve dhe artit në rrugë. “Festiali ynë përmes artit i sjell dhurata publikut. Dhurata jonë më e madhe për këtë vit është murali në shesh, ku ka punuar një prej dhjetë artistëve më të mëdhenj në botë. Ky është fat për qytetin tonë”, ka thënë Agon Xhelili, drejtor ekzekutiv i festivalit.
Ndërsa Ardian Ajdini, organizator i pjesës artistike të festivalit, ka thënë se qëllimi i “Guerilla...” është i njëjti, por aktivitetet kanë ndryshuar.
“Këtë edicion, përveç punimeve 3D që i kishim edhe vitin e kaluar, pjesa e grafiteve prej garës është shndërruar në punëtori. Vitin e kaluar që njerëzit të shihnin se si punohen grafitet në mënyrë profesionale, ndërsa këtë vit është më lehtë, në aspektin që ta përfshijmë edhe rininë”, ka thënë Ajdini, tek ka treguar se pjesa ku më së shumti janë fokusuar këtë vit është murali... (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...