“Daullet e rezistencës” në garë për çmim në Festivalin e Sarajevës

15 Gusht 2016 - 14:16      

Pas premierës së suksesshme kombëtare në “Dokufest”, ku u shpërblye me mirënjohjen special Balkan New Comer, çmim ky që ndahet nga Balkan Documentary Center, dokumentari “Drums of Resistance” vazhdoi dje (14 gusht 2016) rrugëtimin e vet për në Sarajevë, bën të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK).

Këtu pati premierën ndërkombëtare dhe po garon për çmim në mesin e shumë filmave të tjerë pjesëmarrës atje, Suksesi i premierës kombëtare e përcolli edhe premierën ndërkombëtare ku publiku e priti filmin me shumë interesim, emocion dhe komente pozitive.

Ne jemi shumë të lumtur që mbi të gjitha kemi hedhur një hap në rrugën e gjatë drejt qëllimit të përbashkët që një periudhë kaq e rëndësishme e historisë së popullit tonë të mos fshihet nga kujtesa kolektive. Duke pasur parasysh audiencën pjesëmarrëse në të dy premierat, konsiderojmë se qëllimi i dokumentarit është formësuar dhe ka arritur të ketë sadopak ndikimin e vet.

“Drums of Resistance” është dokumentar i realizuar me mbështetjen financiare të Qendrës Kinematografike të Kosovës, QKK, Culture For All - Phase III, Fondacionit Hearterfact dhe Komunës së Prishtinës. Narativa e tij shpaloset përmes bisedave joformale mes njerëzve të grupmoshave dhe prapavijave të ndryshme të cilat rrëfejnë në dimensione dhe nga perspektiva të ndryshme realitetin paralel që ishte ndërtuar në Kosovë gjatë viteve 1990 pas politikave segregative dhe aparteidit të cilat u bënë normë e imponuar nga regjimi i atëbotshëm në Kosovë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...