Përfundoi Festa e Birrës në Korçë, mbi 100 mijë pjesëmarrës

15 Gusht 2016 - 11:55      

Korçë, 15 gusht – Përfundoi mbrëmë në të gdhirë Festa e Birrës në Korçë, e cilësuar si ndër ngjarjet më të mëdha festive turistike në Shqipëri.

Mbi 100 000 persona vizituan Festën e Birrës në 5 netët e organizimit të saj. Kryesisht numri i madh i vizitorëve në festë i atribuohet principeve kryesore të organizimit të festës, ku përfshihet program muzikor me emrat më të njohura të muzikës shqiptare dhe jo vetëm.

Festa e birrës në Korçë u themelua në vitin 2007, si një iniciativë e Bashkisë Korçë.

Festivali është nderuar me çmimin e Turizmit në vitin 2010, për shkak të influencës që pati në rritjen e numrit të turistëve në rajon.

Festa e birrës në Korçë, jo vetëm është një segment i rëndësishëm përsa i përket tërheqjes së vizitorëve në rajon, por nga viti në vit ka promovuar dhe përforcuar imazhin turistik të rajonit.

Agjencia Kombëtare e Turizmit ishte pjesëmarrëse në këtë aktivitet me stendën e saj, ku shpërndau materiale promovuese dhe materiale informative për zona të ndryshme turistike. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...