“Si n’fore” nga Dardan Islami, performanca që iu dedikua Xhenetës

15 Gusht 2016 - 11:19      

Në të gjitha panelet që flisnin për korrupsionin, Dardan Islami shkonte të mblidhte material.

Para se të fillonte diskutimi me panelistët, Dardani, përmes një sondazhi të shkurtër, grumbullonte të dhëna nga publiku, të cilat i ktheu në një performancë të titulluar “Si n’fore”që e prezantoi mbrëmjen e së premtes në DokuFest, mu aty ku u mbajtën panelet për korrupsionin tek Lidhja e Prizrenit.

Kjo Stand Up Comedy, u mirëprit nga publiku që ishte në numër mjaft të madh, ndërsa si zakonisht që jemi mësuar të shohim Dardan Islamin, ai preku temat më aktuale në vend, duke i thumbuar politikanët e Kosovës dhe jo vetëm.

Pas kësaj komedie 23 minutësh, krejt për fund, Dardan Islami u drejtua nga të pranishmit dhe gjithë këtë performancë ia dedikoi Xhenetës, e cila para pak muajve humbi jetën nga shembja e shtëpie në zonën historike të Prizrenit.

“Jam munduar ta nxjerr një përmbledhje të të gjithave gjëra që po na ndodhin, assesi të bëjë komente depresive, por çka ishte një rast që isha më i shqetësuar, ishte se këto tri katër ditë sa po rrija në Prizren, në çdo film në çdo debat është përmend Xheneta, neglizhenca e institucioneve tona e përveç të tjerash në këtë rast dhe besomë që u ndjeva si idiot sepse thashë se edhe unë jam bashkëpjesëmarrës, edhe unë e kam parë atë shtëpi para një viti dhe nuk kemi bërë asgjë”, tha Dardan Islami për KultPlus, i cili vazhdoi të thotë se kjo që e bënë ai është një lloj sensibilizimi.

“Jo pse do ta ndërroj botën mikrofoni im këtu por megjithatë mendoj që njerëzve pas gjithë këtij torturimi që po ua bëjnë ua kemi borxh nga një buzëqeshje”, pohoi Islami, i cili mbanë Stand Up Comedy, për herë të parë në DokuFest, dhe siç tha ai ndjehet i nderuar për këtë.

“Si n’fore”, ishte pika e fundit e edicionit të 15-të të Festivalit të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentarë DokuFest. Sot Festivali do ta bëjë mbylljen zyrtare me ndarjen e çmimeve nga ora 20:00 dhe 22:00. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...