Filmi i regjisorit Fisnik Maxhuni shpërblehet në “Locarno Film Festival”

15 Gusht 2016 - 08:42      

Prishtinë, 15 gusht - Një film i shkurtër që flet për trafikimin ilegal të emigrantëve nga Kosova, e që është realizuar nga regjisori kosovar që kishte emigruar në Zvicër, ka marrë çmim në festivalin “Locarno Film Festival”.

Filmi me titull “Lost Exile” i regjisorit të ri Fisnik Maxhuni ka marrë çmimin “Cinema & Gioventù” që festivali zviceran e ndan për filmin më të mirë të ri të metrazhit të shkurtër, shkruan sot “Koha Ditore”.

Filmi ka marrë këtë çmim “për përzgjedhjen e parë në festivale dhe premierën e vetë ndërkombëtare” ka shkruar ekipi i “Lost Exile” në rrjete sociale. Festivali “Locarno Film Festival” sivjet ka mbajtur edicionin e vetë të 69-të, mes datave 3 e 13 gusht.

Filmi ka personazhe kryesore aktorët e njohur Arben Bajraktaraj, May-Linda Kosumoviq, Sunaj Raça, Fatmir Spahiu etj. dhe gërsheton zhanret dramë e triler.

Filmi shtjellon trafikimin ilegal të emigrantëve nga Kosova për të vendet perëndimore, përmes Serbisë – dukuri kjo që ka prekur një numër të konsiderueshëm familjesh kosovare që ishin nisur të kërkonin një jetë më të mirë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...