Nesër fillon Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqipe

14 Gusht 2016 - 13:52      

Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturën Shqiptare do të fillojë nesër në Prishtinë dhe do të zgjasë deri më 26 gusht.

Duke pasur parasysh që në kohët e fundit ka pas diskutime për shqipen standarde, për varietetet e shqipes drejtues të këtij seminari janë munduar që të mbledhim më shumë materiale sa u përket varieteteve të shqipes për të parë se cila është gjendja, për ta regjistruar gjendjen e shqipes sot dhe për të parë se cilët janë hapat të cilat duhet ndërmarrë më tuje në rast e shqyrtimit eventual të standardit të shqipes.

Pjesëmarrës në këtë Seminar do të jenë gjithëpërfshirës, sidomos sa i përket konkurrimit për pjesëmarrje në kurset e gjuhës shqipe, ku studentë nga mbarë bota vijnë për të mësuar gjuhën shqipe nëpërmjet kurseve dy javore.

Sa i përket temave bosht të Seminarit, drejtori i këtij seminari, Rrahman Paçarizi pati thënë për KosovaPress, se në fushën e gjuhësisë ku temë boshte është: “varietetet e Shqipes”, do të bëhet përpjekje që të mblidhen sa më shumë materiale sa i përket varieteteve të shqipes në mënyrë që të dihet se çka duhet të ndërmerret në rast të shqyrtimit eventual të standardit të shqipes.

Pjesëmarrjes së albanologëve dhe studiuesve tjerë nga gati e gjithë bota, sivjet për herë të parë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, do të marrin pjesë një grup prej rreth 20 arbëreshëve nga Zara. Përveç kumtesave dhe ligjëratave në gjuhën shqipe të cilat janë organizimi kryesor i Seminarit, sivjet në kuadër të aktiviteteve të ndryshme do të organizohen edhe ligjërata nga pjesëmarrës të ndryshëm si: Leondaro Svojin, Sabri Hamiti, Bardh Rugova etj. Pastaj aktivitete kulturore, ekskursione si vizita në Shkodër, rezidencën e Ndre Mjedës, do të organizohet një tryezë me Universitetin e Vjenës, një tryezë për 400 vjetorin e Shekspirit, etj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...