Puccini është vetë opera

14 Gusht 2016 - 21:15      

Kur para disa javësh shpërtheu lajmi se familja e Luciano Pavarottit i kishte kërkuar Donald J. Trump që të ndalonte transmetimin në tubime të fushatës të aries “Nessun dorma” nga opera “Turandot” e Giacomo Puccinit, të incizuar nga tenori, e pranoj se isha konfuz: “Prisni…Donald Trump dëgjon operë?” Duke e lënë mënjanë mundësinë e qartë që teksti e ka tërhequr fushatën e Trumpit drejt asaj vepre - fjala e fundit e së cilës është “vincerò” (Unë do të fitoj) - mund të ekzistojë edhe një shpjegim më delikat.

Ndoshta ajo që po përqafonte fushata nuk ishte opera, por Puccini, vetë Puccini. Fundja, për shumë njerëz, këto të dyja janë sinonime. Festivali i sivjetmë muzikor “Bard Music Festival”, që përmban dy fundjava me performanca e diskutime në “Bard College”, i është dedikuar “Puccinit dhe botës së tij”.

Programet e para, ishin fokusuar në kontrastet ndërmjet Puccinit dhe kompozitorëve bashkëkohorë si Pietro Mascagni dhe Alfredo Catalani, shkruan New York Times, transmeton “Koha Ditore”. Kompozitorët kishin qenë pjesë e epokës së operës “verismo” italiane, nga viti 1890 deri më 1920, por asnjëri nuk kishte arritur sukses enorm ndërkombëtar si Puccini, që mbetet një prej kompozitorëve më të popullarizuar të operës në botë.

Si u bë Puccini, për shumë kë, identifikim i vetë operës? Ai ishte një melodist i shkëlqyeshëm dhe kishte aftësi për rrëfime emocionale. Por paraqitja e tij universale mund të jetë për shkak të dhuntisë së tij për të bërë muzikë që duket se qëndron tek mënyra sesi e sjell jetën.

Është sikur ëndrra e Steve Jobsit për të bërë një sistem perfekt operativ: gjithmonë vrapon në prapavijë, por asnjëherë nuk cenon eksperiencën e përdoruesit. Teknika e Puccinit është gati se e padukshme, saqë u reziston analizave.

Sikur e kam dëgjuar në koncertin e fundjavës së parë të festivalit, të dirigjuar nga muzikanti Leon Botstein, pjesa triakordëshe, që hapet dhe mbyllet me aktin final të “Manon Lescaut”, ngjall një ndjenjë të organeve të brendshme: ndiheni sikur jeni duke e parë vdekjen me sy. Dhe prapëseprapë akordet nuk janë të vrazhda dhe lidhja ndërmjet tyre nuk duket radikale.

A është orkestrimi, me harmonitë e bashkuara në mes të vargjeve dhe oktavave i zhveshur në ekstremet e trefishta dhe të basit? Apo është diçka tjetër? Me Puccinin nuk keni pse ta dini: vështirë se do të keni dëshirë ta dini. E gjithë ajo që perceptoni është dëshpërimi i dukshëm... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...