14 Gusht 2016 - 19:10
Por filmi aksion - komedi, shumë i dashur i Ivan Reitman kishte një frymë natyrale dhe kjo ishte pjesa esenciale e këtij gjeniu. Shakaja kishte të bënte me atë se përderisa New Yorku është sulmuar nga fantazmat e gjelbra, katër djelmosha me cigare në buzë ndjekin fantazmat duke jetuar në qytetin e populluar nga njerëz të zakonshëm.
Është pikërisht ky realiteti i përditshmërisë që i mungon ribërjes në stil vizatimor të Paul Feigut. I bllokuar me aparencë nga aktorët e filmit origjinal, dhe rimave verbale që janë shumë të qarta se funksionojnë për komedianët më shumë se konfrontimi i njerëzve me të pavdekshmit, “Ghostbuster” i ri nuk mund të ndalojë së rikujtuari për audiencën sesa budalla që është, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Është një film me ritëm të lartë me disa shaka të kënaqshme.
Strukturalisht i ka drithërimat e ngjashme me filmin e Reitmanit, megjithëse në skenën e parë premtuese duket se Feig dhe bashkëskenaristi Katie Dippold, eksplorojnë në territorin e tyre. Në vend të replikimit të ndonjë personazhi të vitit 1984, ata prezantojnë Erin Gilbertin (Kristen Wiig), profesoreshë e fizikës e pasigurt në vete.
Ajo është në prag të fitimit të një granti në “Columbia University”, kur shefi i saj (Charles Dance) dëgjon për skeletin në dollapin e saj: ajo dikur besonte në fantazma dhe kishte shkruar një libër për ta me një mike të shkollës, Abby Yates (Mellisa McCarthy), e cila tani është hulumtuese e paranormales.
Erin acarohet që Abby nis ta shesë librin e saj online. Por pasi që dy miket e vjetra shohin një spektër në bujtinën “Victorian” – duke nxjerrë ekuivalencën e fantazmës së bibliotekës në filmin origjinal – ato menjëherë lënë me një anë mosmarrëveshjet dhe futen në biznesin e zënies së fantazmave... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...