14 Gusht 2016 - 17:06
Fundja, është fjala për dikë që e kishte përshkruar gazetarinë e rock muzikës si “punë e njerëzve njerëz që s’mund të shkruajnë, që intervistojnë njerëz që s’mund të flasin, për njerëz që s’mund të lexojnë”, shkruan newsobsever.com, transmeton “Koha Ditore”. I realizuar në bashkëpunim me familjen e Zappas, “Eat That Question” përmban imazhe krejtësisht historike dhe nuk ofron asnjë koment të jashtëm që flet lidhur me muzikën apo historinë, apo edhe vendin e Zappas në të.
Në vend se të ndodhë kështu, Zappa shihet tek flet për veten e tij, gjë që me gjasë është ajo që do të dëshironte ai. Është e vërtetë që pikëvështrimet më të afërta vijnë në formën e pyetjeve intervistuese dhe shumica e atyre që shfaqen këtu janë goxha të pakuptimta.
“Eat That Question” hapet me Zappan që shikon kamerën derisa detyrohet të recitojë një reklamë promovuese.
Nuk është çudi pse Zappa në këtë dokumentar vjen në një mënyrë të padepërtueshme, dhe jo shumë të këndshme. Por një gjë e tillë, së paku nuk do ta shqetësonte atë. I pyetur të definojë punën e tij në një prej pikave të dokumentarit, ai qesh me ironi: “Jam një argëtues”. Dhe më pastaj kur nga fundi i dokumentarit pyetet sesi do të dëshironte të mbahej mend, përgjigja e Zappas është: “Nuk ma ndien”.
Duke dëshmuar raportet e Zappas me disa tipa të pashoqërueshëm dhe tipa tjerë që me shumë mundësi nuk do të mund ta kuptonin se çfarë ishte ai, “Eat That Question” është një studim me shumë kontraste... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...