14 Gusht 2016 - 15:03
Duke u fokusuar në “zbulimin e së vërtetës së përvojës luftarake” dhe “traumën psikologjike që është dashur ta durojnë ushtarët amerikanë”, ai ka shkruar se “ia mundësojmë vetes të harrojmë vdekjet dhe shkatërrimet për të cilat këta ushtarë të shumtë janë përgjegjës”, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”.
Në rastin e luftës së Irakut, pretendonte ai, pyetja më e madhe e asaj se “për çfarë po luftonin ushtarët amerikanë dhe problem më i madh është se kë po e vrisnin ata”, shpeshherë janë lënë mënjanë “në favor të një pyetjeje më të ngushtë dhe më të menaxhueshme të asaj se ’si ishte kjo eksperiencë’”.
Këto ide dhe zemërimi i Scranton për pasojat katastrofike të një lufte të gabuar dhe të panevojshme, krijojnë tonin, rrëfimin dhe pikëvështrimin e romanit të tij të parë ambicioz me titull “War Porn”.
Ato shkaktojnë fuqinë dhe elokuencën e shumë paragrafëve në këtë libër që pasqyrojnë kaosin e pushtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mjerimin që kishte shkaktuar te civilët irakianë. Por ato gjithashtu shkaktojnë edhe seksionet më tendencioze dhe më të inskenuara të romanit, që ne i ndiejmë të konstruktuara me dashje për të nënvizuar dështimin e luftës dhe krimet më të rënda, siç ishin torturat e kryera nga disa ushtarë amerikanë - një pikëvështrim mbi luftën që është po aq i ndërtuar dhe në atë mënyrë siç kishte bërë Scranton me mitin e traumës së heronjve... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...