Foto: Koha

Shtëpia e ëndrrave e pasanikut nga Rahoveci

14 Gusht 2016 - 13:00      

Ka ndërtuar shtëpi në një pjesë prej nga e sheh gjithë Rahovecin, dhe më shumë. Në kopshtin e tij, në teferiç, e kalon pjesën më të madhe të ditës. Por në ëndërr e sheh shtëpinë e vjetër, atë të fëmijërisë.

“Ende e shoh ëndërr, më kujtohen dollapët, këndi ku i lija librat”, thotë me nostalgji Avdullah Kërçagu, anëtar i një prej familjeve të moçme autoktone të kësaj ane të banueshme kaherë, shkruan sot “Koha Ditore”. E kujton edhe këndin në dhomë, ku flinte bashkë me 5 vëllezërit e tij, ashtu si i vendoste e ëma.

 

Shtëpinë e vjetër e ndërtoi stërgjyshi i tij, Ramadan Kërçagu, i kamuri i kohës. E vranë, e pasuria nisi t’i humbë. Shtëpia iu shit nipit të familjes Kërçagu, Qamil Vuçitërna. Si pronë e tij ruhet në listën e monumenteve që shteti i mbron me ligj.

Shtëpia monumentale gjendet në zonën e vjetër të qytetit, fare pranë Kullës së Sahatit, po ashtu vlerë monumentale e trashëguar. Në atë anë, gjithçka e vjetër është e bukur, dhe në mëshirë të fatit. Ndërhyrjet e reja kanë marrë hovin. Një shtëpi e re u ndërtua edhe në oborrin e monumentit, pikërisht në vendin ku dikur ishte lama e familjes.

Historinë e shtëpisë së vjetër Kërçagu e tregon nga oborri i shtëpisë së re, prej ku kjo e para shihet në kulm... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...