Piratët që pushtojnë botën me tinguj unikë

14 Gusht 2016 - 11:20      

Sikur njё grup piratёsh muzikantё, “La Fanfarria del Capitán” nga Argjentina udhёtojnё nё mbarё globin, duke e shpёrndarё zhanrin qё e kanё krijuar vetё: “Fanfarria Latina”. Ёshtё njё gёrshetim i ritmeve tё Ballkanit, cumbia, rock, reggae, ska dhe tinguj tё tjerё shumёngjyrёsh.

Me kёtё kombinim unik qё pёrzien ritmet e Amerikёs Latine dhe të Ballkanit, ata inspirojnё fansat e tyre nё mbarё botёn, shkruan sot “Koha Ditore”. Por nuk ёshtё vetёm muzika qё e bёn tё veçantё kёtё bend. Rimteve tё pasura u bashkohen edhe pasioni dhe vallёzmi, duke festuar nё skenё me shumё qejf dhe energji pozitive.

“La Fanfarria del Capitán” i themeluar nё vitin 2004 nё Buenos Aires sjell medoditё e fuqishme nё mbarё kontinetet me performancë tё ndryshme nё Evropё, Amerikё Jugore dhe në Azi. Me albumin e tyre tё fundit tё ralizuar vitin e kaluar, bashkё me atё tё kaluarin, “Fanfarria Latina on Tour” tё incizuar live nga turnetё e shumtё, destinacion tё radhёs patёn Kosovёn.

Edicioni jubilar, i pesёmbёdhjeti me radhё i festivalit ndёrkombёtar i filmave dokumentarë dhe tё shkurtёr “DokuFest”, u bё sebep qё ata tё vijnё nё qytetin e Prizrenit.

Skena e “DokuNights” nё Marash, u bё nikoqire e performancёs sё tyre qё u pёrcoll me shumё vallёzim dhe argёtim... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...